Policia e Kosovës para pak minutash ka bastisur banesën ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, Marigona Osmani.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur për Sinjalin se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka kryer një bastisje në banesën që dyshohet se është vrarë 18 vjeçarja.
Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares gjendet ende në arrati, ndërsa Arbër Sejdiu është arrestuar mbrëmë. Të dy dyshohen për vrasje të rëndë.
Sipas familjarëve të viktimës, 18-vjeçarja ishte martuar me të dyshuarin Krivaqa që dy muaj.