Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 929 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme në vendin tonë.
Sipas njoftimit të 723 persona janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 688 me oksigjeno-terapi si dhe 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë gjithsej 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 273 me oksigjeno-terapi.
Ndërksë në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej të cilëve janë COVID-19 pozitivë si dhe 415 me oksigjeno-terapi.