Enca: Kam shtuar peshë këtë vit, por ende ndihem bukur si gjithmonë

Ajo është njëra nga artistet shqiptare që krahas muzikës komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e jashtme.

Bëhet fjalë për këngëtaren Enca Haxhia, e cila njëherësh është mjaft aktive me postime në rrjete sociale.

Në një imazh të fundit të hedhur në InstaStory, 25 vjeçarja thotë se ka shtuar peshë që nga incidenti me këmbë që i ndodhi vitin e kaluar.

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

“Kam shtuar peshë këtë vit nga aksidenti në këmbë, por ende ndihem bukur si gjithmonë”, ka thënë ajo në fotografinë me bikini.

Përveç kësaj, Enca ka marrë një mesazh nga një ndjekëse duke i thënë se jemi në vitin 2021 dhe ka mënyra të shumta për t’u dobësuar.

“Jemi në 2021 ka lloj lloj mënyra për t’u dobësuar se kuptoj përse rri akoma e kolme”, ka thënë ajo.

“Sepse më pëlqen. Ndihem shumë mirë. Nuk kam ndërmend të bëj operacione. Meshkujt vdesin pas meje. Shpresoj të jenë mjaftueshëm arsye”, u përgjigj Haxhia.

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Ajo këtë vit ka bërë një pauzë nga koncertet e mbrëmjet muzikore.