Të varur në fushë nga futbollistët shqiptarë, klubi turk shkruan në gjuhen shqipe në faqen zyrtare

Konyaspor është bërë një skuadër që po mbahet nga futbollistët shqiptarë. Plot katër futbollistë shqiptarë bartin fanellën e klubit të madh turk për edicionin 2021/22.

Dy reprezentuesit e Shqipërisë, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi janë pjesë e kësaj skuadre së bashku me reprezentuesin e Kosovës, Zymer Bytyqin si dhe shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Erdon Daci.

Treshja Cikalleshi, Bytyqi e Çekiçi janë lojtarë të formacionit bazë dhe kryesorët te Konya.

Edhe ditën e djeshme këta tre futbollistë ishin vendimtar në fitoren që Konyaspor e arriti 2-1 ndaj Istanbul Basaksehir, ku Cikalleshi e Çekiçi shënuan, derisa Bytyqi asistoi.

Në shenjë falënderimi për kontributin e madh që po japin lojtarët shqiptarë për fanellën e tyre, Konya ka shkruar shqip në faqen zyrtare në Instagram.

“Natën e mirë familja Konyaspor”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit turk duke bashkangjitur foton e dyshes shqiptare.

Konyaspor pas dy xhirove të para në Superligën turke, ka arritur dy fitore dhe ndodhet në krye të kampionatit. /Telegrafi/