Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot i freskët.
IHK njofton se vende-vende pritet të bie edhe shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.