Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa për herën e parë janë regjistruar mbi dy mijë raste të reja pozitive.
Saktësisht 2110 raste të reja janë regjistruar sot, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor. Kjo shifër ka dalë nga testimi i 10 mijë e 258 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 130 të shëruar. Numri i rasteve aktive është rritur në 12 mijë e 159.