Odegaardi afër transferimit tek Arsenali

Martin Odegaard do të kthehet tek Arsenali, tani me transferim të përhershëm, ka paralajmëruar gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Ai ka thënë se “Topçinjtë” vazhdimisht e kanë pasur synim norvegjezin që sezonin e shkuar ishte i huazuar nga Real Madridi në Londër.

Sipas Romanos, transferimi do të kompletohet shpejt me një vlerë prej 35/40 milionë eurosh.

Mesfushori ofensiv do të nënshkruajë kontratë që e mban tek Arsenali deri në vitin 2026.