Pika e kalimit të kufirit në Merdarë po vazhdon të jetë e stërngarkuar, ku kolona përshkon deri në 700 metra gjatësi, andaj qytetarët detyrohen të presin deri në dy orë për të kaluar kufirin.
Ndërkohë, në hyrje të këtij pikëkalimi nuk ka nevojë të pritet, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme.
Situatë e lehtë qëndron edhe në të gjitha vendkalimet tjera kufitare.