Ministrat e Shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zllatibor Llonçar kanë zhvilluar një bisedë përmes një video-lidhjeje, ku kanë diskutuar masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri.
Kjo është bërë e ditur nga ambasadorët e SHBA-së në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey, të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një mesazh të përbashkët, përmes të cilit e kanë përshëndetur këtë iniciativë.
“Në këtë kohë të pandemisë është inkurajuese të shohësh ministrat e shëndetësisë duke bashkëpunuar si fqinjë, për t’iu shërbyer dhe mbrojtur të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi. Ne lavdërojmë përpjekjet e personelit shëndetësorë dhe të tjerëve që janë në detyrë për të mbajtur qytetarët e Serbisë dhe Kosovës të sigurt”, tha ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett.
Ndërkaq ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey e falënderoi qeverinë e Italisë për këtë iniciativë duke shtuar se nga ky bashkëpunim do të shpëtohen jetë.
“Beogradi dhe Prishtina po punojnë bashkë në mënyrë praktike për të shpëtuar jetë në kohën e pandemisë duke shkëmbyer pajisje dhe ekspertizën”, tha Godfrey.