Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 5,493.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106,009, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,279.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.