Mbrojtësi i krahut të PSV Eindhoven, Denzel Dumfries do të fluturon për në Itali sot, ku ai do të bëjë testet mjekëosre nesër në Inter pasi u arrit një marrëveshje me vlerë 12 milionë euro plus 2.5 milionë euro të tjera në bonuse.
Eksperti i transferimit të Sportitalia Alfredo Pedullà ishte i sigurt për shifrat dhe kohën mbrëmë, dhe të njëjtat detaje tani po konfirmohen nga shumë burime të tjera, përfshirë Sky Sport Italia.
Dumfries pritet të mbërrijë në Milano këtë mbrëmje, kështu që ai mund të pushojë dhe të bëjë testet mjekësore në mëngjes dhe të nënshkruajë kontratën me klubin e tij të ri, shkruan footballitalia.
Mbrojtësi i djathtë është nën kontratë me PSV deri në qershor 2023, por e ka bërë të qartë për muaj se dëshironte të largohej dhe Interi ishte zgjedhja e tij e parë.
Me dy gola dhe katër asistime në 23 paraqitje për Holandën, Dumfries është zëvendësimi i Achraf Hakimi, i cili është transferuar në PSG.
25-vjeçari mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose në një rol më të avancuar të krahut të djathtë, i përshtatshëm për formacionin 3-5-2 të Simone Inzaghi.