Tablodi britanik shkruan për Morena Tarakun: Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë

DailyMail, ka shkruar për jetën luksoze të këngëtares shqiptare.

Tablodi britanik, ka zgjedhur t’i dedikojë një artikull disa nga figurat e njohura publike të cilët kanë një numër ndjekësish në Instagram, gjithashtu edhe jetën që ata e jetojnë.

Krahas blogerëve ruse, amerikane dhe britanike, DailyMail ka zgjedhur edhe një shqiptare, Morena Tarakun.

Ndër të tjera, në tekstin e shkruar dedikuar artistes shqiptare, shkruan edhe për veshjet me stil dhe një byzylyk ari të markës së njohur ‘Carter’, që ajo e mban në kyçin e dorës.

“Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë Morena Taraku kapi një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti prej 290,000 £ në Cartier (foto në kyçin e dorës). Fotot e tjera tregojnë Morenën duke paraqitur një stuhi me veshjet e stilistëve në Dubai dhe Turqi”, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, ajo e ka publikuar në storien e saj në Instagram, pjesën e tekstit ku media e njohur angleze shkruan për të.

Kujtojmë se, DailyMail është një gazetë e përditshme britanike e tregut të mesëm e botuar në Londër në një format tabloidi e themeluar në vitin 1896 dhe është gazeta ditore më e qarkulluar në Mbretërinë e Bashkuar.