Largimi i Lionel Messit nënkupton që Barcelona duhet të zgjedh një kapiten të ri të skuadrës.
Klubi blaugran ka zyrtarizuar katër emrat e lojtarëve që do të bartin shiritin e kapitenit të skuadrës, përcjellë KosovaPress.
Kryesori që do të bartë shiritin e liderit pas ikjes së Leo Messit do të jetë Sergio Busquets, ndërkohë, Sergi Roberto dhe Gerard Piqué do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij rendi ndërsa së fundi aty është futur edhe Jordi Alba.