Situata me zjarret në Kosovë është e menaxhueshme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka bërë të ditur se gjendja me gjendja me vatrat e zjarreve në Kosovë, është e menaxhueshme.“Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht 2021 ne komunën e Vitisë, Fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet në dispozicion të komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe komunat fqinje si Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Situata në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupeq, është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet në njoftim.Tutje në njoftimin e AME-së, thuhet se Mitrovica është ndër të vetme komuna që aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri.Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka apeluar te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë.