Një ditë më parë të gjithë u prekën nga konferenca për shtyp e Messit i cili u emocionua jashtëzakonisht në daljen e fundit në “Camp Nou”.
Ai e pranoi vet se mund të transferohet te PSG dhe se ende nuk ka njé akord por gjithsesi parizienët janë e vetmja mundësi konkrete pasi askush nuk mund të përmbushë kërkesat ekonomike të lojtarit.
Por sot raportohet për një lajm të bujshëm, që siç mësohet, avokatët e Barcelonës kanë ngritur një kërkesë në Gjykatën Europiane të Apelit, për të penguar firmën e Messit me PSG.
Në kërkesën që shihet më poshtë në foto, avokatët që janë edhe (socios, pjesë e anëtarëve të klubit), pretendojnë se PSG, ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar dhe se situata e tyre e buxhetit të pagave është më e keqe se e Barcelonës ndaj dhe nuk mund të firmosin me Messin.
Sipas raportit, PSG në sezonin e kaluar kishte ezauruar 99% buxhetin e pagave në raport me të ardhurat dhe Barça e kishte 54% vitin e kaluar dhe këtë vit akoma më keq. Pra logjika të çon në një pyetje konkrete me ca të ardhurash do ta paguajë PSG, Lionel Messin kur sezonin e kishte me humbje, ka mbajtur Neymar, Mbappe, mori Ramos, Hakimi, Donnarumma e Wijnaldum.
Edhe në ankesën e dorëzuar në Gjykatë, pretendohet se PSG ka shkelur Fair Play Financiar të vendosur nga UEFA dhe për një rregull të tillë Barcelona nuk arriti ta regjistronte kontratën e Messit. Siç e tha edhe Laporta, vetëm kontrata e Messit arrinte 110% të të ardhurave që ka klubi këto kohe, ndaj dhe ishte e pamundur të qëndronte te Barcelona. Po PSG, çfarë po fsheh!?