Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.
Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë, Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë, Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë.
Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një numër udhëtarësh prej 104 256. “Ne falënderojmë bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA”.