Barcelona do të përballet me Juventusin në kuadër të trofeut Gamper në Camp Nou.
Dy gjigantët evropianë do të jenë përballë njëra tjetrës me fillim nga ora 21:30.
E derisa ende janë të shokuar nga largimi i Lionel Messit, trajneri Ronald Koeman tanimë ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë takim.
Në këtë listë është përfshirë edhe sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili po zhvillon ndeshje të mira miqësore me katalunasit.
Ndërkohë është rikthyer nga lëndimi edhe Philippe Coutinho që gjithashtu është i gatshëm për këtë takim.
Kun Aguero dhe Clement Lenglet kanë mbetur jashtë shkaku i lëndimeve.