Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri parashihej të ishte njëra nga pjesëmarrëset e festivalit në Korçë.
Por, ajo është tërhëqur pasi mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic
Këtë gjë e ka konfirmuar vet këngëtarja përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory, përcjell Klankosova.tv.
“E anuluar”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.
Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, Capital T.