Detaje tronditëse nga vrasja e Caroline, Babis në lidhje intime me një transgjinor

Vrasja e 20 vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në Glyka Nera, vazhdon ende të shkaktojë bujë në mediat greke.

E teksa hetuesit dhe opinioni publik mundohen ende të kuptojë se çfarë e shtyu bashkëshortin të vrasë gruan në mënyrë macabre, gazetari Stefanos Chios hodhi një bombë të madhe së fundi në emisionin “Makelio” duke publikuar dokumente audio dhe pretenduar se Caroline i kishte zbuluar të shoqit tradhtinë, një lidhje të tij me një transeksual të quajtur Emanuela.

Madje, ky i fundit edhe ka folur me zë për marrëdhënien e tyre. Pikërisht ky zbulim pretendohet se është bërë shkak i vrasjes së Caroline, nënë e një foshnje. Sipas gazetarit dhe botuesit, vrasësi Babis Anagnostopoulos gjatë periudhës kur u takua me Caroline dhe pas martese vazhdoi të ruante lidhjen me këtë person.