PSG-ja fillon bisedimet me Messin

Paris Saint-Germaini (PSG), është kthyer në garë për të nënshkruar me Lionel Messin. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, babai i Messit, Jorge që është menaxher i yllit argjentinas ka pasur kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e klubit francez kohët e fundit.

Por, PSG-ja nuk është klubi i vetëm që ka shprehur interesim për Messin. Dy skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester City i Pep Guardiolës janë në garë gjithashtu.

Krerët e klubit të Paris Saint-Germainit janë duke tentuar të gjejnë një marrëveshje që do të lejojë të nënshkruajnë me Messin.