Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka njoftuar se ka ndaluar 30 persona, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimi e Qeverisë së Kosovës, për masat e kufizimeve si pasojë e koronavirusit.
Në mesin e personave të ndaluar janë, 7 persona prej tyre janë ndaluar në Prishtinë, 9 persona në Prizren, kurse në Gjakovë 14 persona.
Ndryshe, numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë është 423. 71 të shëruar dhe 9 të vdekur.