Shpresat e mundësit kosovar Egzon Shala për medalje olimpike në Tokio janë shuar, pasi që iraniani Amir Hossein Zare pësoi 6:3 nga gjeorgjiani Geno Petriashvili në gjysmëfinale.
Shala, që u mposht nga iraniani Zare në çerekfinale, po shpresonte në fitore të tij në gjysmëfinale për të shkuar në repesazh e luftuar për të bronztën. Por Zare është ndalur nga gjeorgjiani Petriashvili e me këtë ka përfunduar edhe garimi i Shalës në Tokio.
Shala, që garoi në kategorinë deri 125 kilogramë në stil të lirë në mundje, në rrethin e parë mposhti algjerianin Djahid Berrahal, por u ndal në çerekfinale nga iraniani Zare.