Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 99 raste të reja nga 3 mijë e 599 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri 23 pacientë kanë rezultuar si të shëruar nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë konfirmuar 133 mijë e 310 raste pozitive, janë shëruar 130 mijë e 314 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 457 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 539 raste aktive.