Një çift i cili kohët e fundit bleu një fermë në Pensilvani, tha se i është të paguanin 12 mijë dollarë për të hequr 450 mijë bletë nga brenda mureve.
Sara Weaver deklaroi se ajo dhe burri i saj blenë fermën e vitit 1872 në Skippack pa kryer një inspektim sepse kishin kërkuar një shtëpi në zonë dhe donin të zhvendoseshin shpejt kur panë shtëpinë në treg.
Ajo shtoi se e blenë shtëpinë në dimër, kështu që bletët nuk ishin aktive në atë kohë.
“Nuk mendoja se do të ishte një çështje kaq e madhe. As që më shkoi në mendje, por kur erdhi pranvera, atëherë filluam t’i shihnim”.
Familja punësoi Allan Lattanzi, një kontraktues i përgjithshëm dhe bletar profesionist, për të hequr qafe insektet nga muret.
Lattanzi tha se ai kishte qenë në shtëpi rreth katër vjet më parë, por pronarja e mëparshme kishte deklaruar se nuk mund ta përballonte koston e largimit dhe vendosi t’i linte.
Bletari u shpreh se nga muret e shtëpisë hoqi rreth 450 mijë bletë, të përbërë nga tre koloni. Ai bëri të ditur se bletët duket se kanë jetuar brenda shtëpisë për rreth 35 vjet.
Nga familja Weavers thanë se kostoja totale e heqjes së bletëve dhe rindërtimit në pjesët e dëmtuara të shtëpisë arrin në rreth 12 mijë dollarë.
Sipas Lattanzi’t, kolonitë e bletëve kanë shtëpi të reja në Fermën e Mjaltit Yerkes, ku ai mban bletët e tij në koshere të bëra nga njeriu.