Google ka konfirmuar zyrtarisht në Twitter daljen e Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro, telefonat inteligjentë të gjeneratës së re.
Kjo është një lëvizje e pazakontë, sepse gjiganti i Mountain View kishte deklaruar tashmë se familja “6” do të shpallej, me një ngjarje vetëm dixhitale, në vjeshtë.
Dhe në fakt, ajo që Google ka bërë, të paktën deri më tani, ka qenë të shpjegojë më mirë risitë e hardware-it që do të shoqërojë dy pajisjet, pa u ndalur në çmimet dhe disponueshmërinë.
Nga këto informacione, tashmë dihet se në bordin e telefonave do të gjejmë procesorin Tensor, që Google e ka identifikuar me emrin e koduar Whitechapel.
Kompania vuri në dukje se mikroqarku përqendrohet në operacionet e inteligjencës artificiale, duke premtuar përmirësime në përdorimin e përditshëm, përfshirë përmirësimet në marrjen e fotografive dhe regjistrimin e videove, si edhe balancimin e baterisë.