Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në fshatin Novosellë të Malishevës, ndërsa si pasojë e vdekjes dyshohet të jetë tymi pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Policia raporton e rasti ka ndodhur ditën e martë, transmeton Telegrafi.
“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, njofton Policia e Kosovës.
Tutje, Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.