Ana në lidhje me ish-konkurrentin e Përputhen

Ish-konkurrentja e Përputhen, Ana Lleshi ka festuar ditëlindjen, meqë rast ka organizuar një festë me miqtë e saj më të dashur, mes tyre edhe shumë ish-konkurrentë të Përputhen.

Disa prej të ftuarve publikuan momente nga festa, ku ajo u pa në shoqërinë e ish-konkurrentit të Përputhen, Elion Maksutaj me të cilin ajo ka nisur një lidhje.

Ana kishte zgjedhur të vishej me një fustan me xixa për ditëlindjen e saj e ndërsa të ftuarit ishin veshur të gjithë me të bardha.

Një ndër të ftuarit ishte dhe Atdheu, i cili publikoi disa video nga festa me fishekzjarre dhe një darkë të shtruar për të gjithë të ftuar.