Euronews Serbia: Fushata për njohje të reja të Kosovës nis zbehtë një muaj para përfundimit të moratoriumit

Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje 16 pikëshe, ku njëra prej tyre është me afat njëvjeçar.

Fjala është për pikën e moratoriumit, ku Serbia do të pushojë së lobuari që të tërhiqen njohje të pavarësisë dhe Kosovë dhe që Kosova të mos lobojë për njohje të reja.

Është Euronews Serbia që ka përgatitur një raport, në të cilin theksohet deklarimi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i cili më 20 korrik ka thënë se vendi i tij është duke punuar që t’i sjell njohje të reja Kosovës. Ai madje ka thënë se do të ketë bisedime me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden për këtë çështje, transmeton Klankosova.tv.

Derisa 4 shtatorit po afron, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, menjëherë ka reaguar duke thënë se nëse do të ndodhte ajo, shteti që drejton menjëherë do të nisë fushatën për tërheqje njohjesh.