Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se numri i rasteve aktive është 689.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667, nga COVID-19 kanë vdekur 2,267 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.
Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.