Një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën, ndërsa janë regjistruar 110 raste pozitive. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 persona dhe janë testuar 3.667 të tjerë.
Sipas MSH-së, që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 2.267 të vdekur, 108.623 të infektuar dhe 105.667 të shëruar. Deri më tani janë kryer 742.238 testime.