Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 582.
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,266 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 428.818 doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtur pandeminë.
Madje, tashmë në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i koronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.