Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 48 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 2288 mostrave, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë të vdekur si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar pesë qytetarë.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 108.513 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2266 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 105.665 qytetarë, ndërsa janë 582 raste aktive.