Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike nën përkujdesje intensive në Klinikën Infektive.
Sipas një njoftimi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), sot në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 63 pacientë me Covid-19.
“50 raste janë në gjendje stabile, ndërsa dhjetë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në ventilim mekanik”.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brendaspitalor, ka njoftuar QKUK-ja.