Trupi i 45-vjeçares, Valentina Binakaj dhe i Erlinda Binakajt, 18-vjeçe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë, ku pastaj do të kryhen edhe procedurat e varrimit.
Njëri nga të mbijetuarit në aksident, Fatjon Binakaj ka folur për tmerrin e së dielës.
Ai ka thënë se jetën ia ka shpëtuar një djalë 16-vjeç që e ka nxjerrë nga autobusi.
Mas 20 minutave që kemi fjet, kam ni piskamë, edhe ka ra autobusi. Një djalë 16-vjeçar më ka shpëtu jetën, më ka nxjerrë prej autobusi, mas 20 minutave më ka ardh vetëdija”, thotë ai.
“Unë nuk kam marrë lëndime shqyqyr prej Zotit, më kanë ba fotografime po mirë jam kanë”, shtoi ai për T7.