Policia e Kosovës në Istog, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.
Një njoftim i tillë është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 26 korrik 2021, në ora 21:00.
Sipas këtij raporti, i njëjti është arrestuar ngase dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij, me ç’rast kjo e fundit ka pranuar tretman mjekësor.
“Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në fund të raportit.