Gashi: Shëndeti i demokracisë në Kosovë i rëndësishëm sa edhe shëndeti i qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e konsideruar marketing punën e qeverisë në raport me pandeminë.

Ai, në RTV Dukagjini ka thënë se është tepër e rëndësishme fokusimi në luftimin e  pandemisë por nuk është më pak e rëndësishme edhe ruajtja e shëndetit të demokracisë në Kosovë.

“Për ne si LDK është shumë i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve të Kosovës, por edhe shëndeti i demokracisë është i rëndësishëm. Të dyja janë barabartësishtë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se Albin Kurti është një person që nuk e dëshiron bashkëpunimin dhe partneritetin e barabartë. “Kurti shkarkoi ministrin vetëm për shkak të egos së tij”.

Ai ka thënë se skena politike shumë më tepër rëndësi u ka dhënë politikanëve se atyre që janë në vijë të parë me luftën ndaj pandemisë. “Mjekëve pak u bëhet marketing kur kemi parasysh se ata pos që rrezikojnë veten rrezikojnë edhe familjet e tyre”, tha Gashi.

Sipas tij, edhe masat e fundit të marra janë marketing për ministrin në detyrë të Shëndetësisë.