Dy të vdekur në aksidentin në Kroaci janë nga Juniku

Dy nga dhjetë të vdekur në aksidentin e trafikut në Slavonski Brod të Kroacisë që ndodhi të dielën, janë nga Juniku.

Të dielën në mëngjes u aksidentua një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë, ku humbën jetën 10 persona e u lënduan mbi 40.

Komuna e Junikut ka njoftuar se në mesin e të vdekurve është Leonora Gjota-Kolmeshkaj dhe Gjyle Maloku, të dyja nga Juniku.

“Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkëqytetarë të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt. Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje. Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut në Facebook.