Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, në një intervistë të drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës është shprehur shumë e lumtur për suksesin e arritur.
Krasniqi tha se medaljen ia dedikon vendit, familjes dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur.
Ajo tha se është ende e re dhe se pretendon të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada.
“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë”.
“Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punojë”.