Distria Krasniqi vetëm një fitore larg medaljes olimpike

Vetëm një fitore. Kaq i mungon Distria Krasniqit, për ta rrëmbyer ndonjërën nga medaljet olimpike në “Tokyo 2020”.

Ajo tani gjendet në gjysmëfinale ku do të përballet me Urantsetseg Munkhbat.

Kjo luftë do të zhvillohet nga ora 10:00 sipas kohës tonë lokale, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës