Bordi i përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça”, ka shkarkuar nga detyra kryeshefin e kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.
Ai këtë vendim e ka quajtur politik përderisa ka shtuar se arsyet që i janë dhënë për shkarkimin e tij ishin për mosmenaxhim të mirë dhe mospagesa e punëtorëve të minierave.
“Në kuadër të fshesës së VV-së për kapjen e Bordeve të kompanive publike, më erdhi radha edhe mua që të shkarkohem nga një bord politik. Ne e kemi ngritur prodhimin për 28 për qind, përderisa arsyeja për shkarkimin tim është gjoja që nuk kam menaxhuar mirë me ndërmarrjen”, ka thënë Ibrahimi për Kohën.