Nga 2267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, dhe janë shëruar 7 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 126.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës, ka njoftuar IKSHPK.
Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.