8 vetitë kryesore të dardhës

Dardha si frut i domosdoshëm për shëndetin e njeriut, ka 8 vetitë kryesore për t’ia lehtësuar jetën atij.

  1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
  2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese,
    sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
  3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
  4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.
  5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
  6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
  7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
  8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.