Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi nga rrezet e diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/

s. Nga e diela e tutje parashihen rritje të temperaturave maksimale mbi 30 gradë Celsius.