Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me koronavirus nga 2,577 testime.
MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 18 persona.
Në total numri i rasteve aktive me kooronavirus është 114.
Në 24 orët e fundit ministria ka njoftuar se janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.