Një tërmet me magnitudë 4.0 ka goditur mbrëmë juglindjen e Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga Qendra Evropiane Mesdhetare e tërmeteve, ai ka rënë rreth orës 22:21.
Mediat në Shqipëri raportojnë se epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 8 km në lindje të qytetit të Korçës dhe ishte me thellësi 2km.