Kohët e fundit Era Istrefi është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje këto ditë ajo i ka kaluar në jug të vendit për të pushuar.
Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale foto dhe video nga brigjet e jugut të Shqipërisë, që i ka cilësuar si vendin e saj të lumturisë. Por duket se lumturinë nuk ja sjell vendi, por diçka tjetër më e madhe.
Sipas “Tirana Post” artistja shqiptare është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur. Është mësuar se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri. Ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende dhe Era nuk ka reaguar në lidhje me këto zëra.
Kujtojmë se para disa muajsh, Era Istrefi u përfol për një histori dashurie me artistin anglez Julian Perreta. Ata publikonin shpesh foto e video me njëri-tjetrin në rrjete sociale, gjë që i bënte fansat të mendonin se ishin në një marrëdhënie. Mirëpo më vonë Julian Perreta hodhi poshtë çdo aludim pasi prezantoi publikisht të dashurën e tij të vërtetë. Madje më vonë edhe Era bëri të njëjtën gjë, pasi e cilësoi Perreta-n si vëlla gjatë një urimi publik.