Shtatë raste pozitive me COVID-19 janë shënuar të dielën në Kosovë, nga testimi i 2.202 personave të dyshuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm dy persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,536 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i rasteve aktive aktualisht në tërë Kosovën, sipas MSH-së është 103.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë prekur nga koronavirusi 107,903 qytetarë ndërkaq kanë vdekur si pasojë e tij, 2,264.