Nga një aksident trafiku në mes të dy veturave në Vushtrri kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 10 pasagjerë.
Gjashtë femra dhe katër meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti ka ndodhur të shtunën më 17 korrik rreth orës 20:30.