Eros Grezda feston ditëlindjen, Oriola i përgatit tortën dhe shuan çdo dyshim për lidhjen e tyre

Përflitet prej kohësh tashmë se modelja e njohur, Oriola Marashi është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda. Dyshja nuk e ka mohuar, madje postimet e njëjta në rrjete sociale janë bërë më të shpeshta. Edhe sot, në ditëlindjen e futbollistit, Oriola ka vendosur t’i përgatisë një tortë të cilën ai nuk ka hezituar ta publikojë në rrjetet e tij sociale, madje duke e shoqëruar me zemra. Po ashtu, edhe këto ditë në karantinë Oriola ka vendosur t’i kalojë pranë Erosit, në Kroaci. Me sa duket, dyshja po jeton ditët më të bukura dhe me siguri shumë shpejt do të konfirmojnë gjithçka mes tyre.