Ushqimet e pasura me zink që forcojnë sistemin imunitar

Zinku jo vetëm që luan një rol në funksionin imunitar, por gjithashtu përshpejton shërimin e plagëve, si dhe sintezën e proteinave.

Ndryshe nga lëndët e tjera ushqyese që ruhen në trup, trupat tanë nuk e ruajnë zinkun. Prandaj është shumë e rëndësishme të konsumoni çdo ditë ushqime të pasura me zink.

Guacat e detit

Guacat e detit kanë nivele tepër të larta të zinkut, po ashtu të proteinave dhe hekurit.

Vetëm gjashtë goca deti të gatuara, ju japin 472% të vlerës ditore të rekomanduar të zinkut.

Ato gjithashtu sigurojnë 34 % të vlerës ditore për hekur dhe 457 % për vitaminë B12. Vitamina B12 është thelbësore për shëndetin e qelizave dhe ndihmon në parandalimin e anemisë megaloblastike.

Mishi i viçit

Mishi i viçit përmban shumë lëndë ushqyese si proteina, hekur dhe vitaminë B12.

Një biftek (prej 90gr) i gatuar, ju jep 85% të vlerës ditore për zink.

Dhe kur bëhet fjalë për mishin e viçit, moderimi është thelbësor. Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit (WCRF) këshillon që të kufizoni marrjen e tij, në jo më shumë se 500 gr në javë.

Kjo pasi konsumi i tepërt i mishit të kuq dhe të përpunuar lidhet me një rrezik në rritje të kancerit kolorektal.

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë një ushqim i shkëlqyeshëm bimor me shumë zink.

Thjerrëzat kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës falë përmbajtjes të lartë të fibrave.

Spinaqi

Spinaqi, por edhe zarzavatet e tjera me gjethe jeshile, duket se kanë pak nga gjithçka që është e mirë për ju: folat, hekur me bazë bimore, fibra, vitamina A, C, E, K dhe magnez.

Por spinaqi, ndodh të jetë një nga pak perimet që kanë përmbajtje të lartë të zinkut.

Një 1 filxhan spinaq i gatuar përmban 12% të vlerës ditore për zink, 20 % për vitaminë C dhe 25 % për vitaminë E.

Tërshëra

Tërshëra mund të jetë vërtet mëngjesi i kampionëve. E pasur me karbohidrate komplekse, të cilat ushqejnë muskujt dhe trurin tuaj, ajo përmban 21 % të vlerës ditore për zink, për 1 filxhan të gatuar si edhe 4 gr fibra./agroweb/